Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbreti dhe Mbretëresha e re e letrave do të kurorëzohen në maj

Aplikime për konkursin e leximit në gjuhën bullgare pranohen deri më 10 mars

Simeon Nikollov - "Mbreti i letrave" në 2024
Foto: Shkolla Bullgaro-Austriake - Vjenë

Ata që meritojnë kurorat e rënda të Mbretit dhe Mbretëreshës së letrave do të përcaktohen mes fëmijëve bullgarë në mbarë botën që do të marrin pjesë në edicionin e pestë të konkursit të leximit në gjuhën bullgare. Ai organizohet nga ekipi i Shkollës së të Dielës “AzBuki” në Romë dhe Colleferro. Drejtoresha e shkollës pranë Shoqatës “Asen dhe Ilija Pejkovi” në kryeqytetin italian – Mariolla Georgieva, shpjegon:

Më 10 maj, për të pestin vit radhazi, organizojmë konkursin online për nxënësit e klasave 3 dhe 4 (nga 9 deri në 11 vjeç) nga shkollat ​​bullgare jashtë vendit, i cili do të zhvillohet në tri raunde. E para është leximi i një teksti të njohur nga një autor bullgar. Ata që paraqiten me sukses kalojnë në raundin e dytë, i cili përfshin leximin e një teksti të panjohur. Për të qenë edhe më të saktë për të vendosur se kush do të jetë mbreti dhe mbretëresha e letrave, po bëjmë një raund të tretë me shprehje të vështira për t'u artikuluar. Ky është një aktivitet shumë interesant dhe relaksues në kuadrin e konkursit. I mirëpresim të gjithë fëmijët! Të gjithë kolegët le të regjistrojnë nxënësit e tyre! Pranojmë aplikimet deri më 10 mars dhe më pas i dorëzojmë tekstet për përgatitje. Më 10 maj në orën 15:00 me orën bullgare do të lidhemi online."

Në konkurs mund të marrin pjesë edhe fëmijët e bashkatdhetarëve në mbarë botën që nuk ndjekin shkollën bullgare. Juria kompetente, e cila do të vlerësojë prezantimin e lexuesve të vegjël, përfshin profesorë nga universitetet Ruse dhe Veliko Tërnovo. Vëzhgimi i aftësive të leximit të fëmijëve bullgarë nga shkollat ​​jashtë vendit gjithashtu mbështet punën kërkimore të specialistëve të pedagogjisë së shkollave fillore.

Konkursi është një faktor motivues edhe për mësimdhënësit në vendet e veçanta: “Kolegët janë shumë të kënaqur, sepse kjo është një garë mes nesh, se si ne u prezantojmë veten fëmijëve”, thotë Mariolla Georgieva.

Në shkollën “AzBuki” shkollohen 80 fëmijë – personalisht dhe online. Drejtoresha e saj thotë se fëmijët në Itali janë të angazhuar shumë me aktivitete të ndryshme si sport, muzikë, balet dhe nuk kanë kohë të lirë. Edhe familjet bullgare e përvetësojnë këtë kulturë, por gjithashtu përfshijnë ndjekjen e mësimeve të gjuhës bullgare për t'u lidhur me familjen dhe traditën bullgare.

Një element interesant në programin arsimor të kësaj shkolle të së dielës janë aktivitetet me veglat muzikore popullore tradicionale. Studentët e muzikës në universitetet bullgare marrin pjesë gjithashtu si pedagogë:

“Fëmijët tanë prej shumë vitesh studiojnë gajden online përmes Doc. Dr. Ivan Simeonov Georgiev nga Akademia e Muzikës në Plovdiv. Në të njëjtën kohë na ndihmojnë si institucion duke na dërguar studentë të tamburasë, gajdes, si dhe këngëtarë folklorikë. Përveç kësaj, fëmijët tanë janë shumë muzikorë – pothuajse secili prej tyre po mëson edhe ndonjë instrument tjetër këtu në Itali, dhe unë e inkurajoj këtë. Kemi edhe një ansambël të valleve popullore - "Lev", me të cilin marrim pjesë në manifestimet e ansambleve folklorike bullgare jashtë vendit. Folklori është një element unifikues i të gjithë komunitetit tonë në Romë dhe Colleferro”.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Fotot: Facebook / Shkolla Bullgaro-Austriake “Shenjtor Kirill dhe Metodij" - Vjenë, eurochicago.co, Facebook / Moli Georgieva, Shkolla Fillore “AzBuki” në Romë




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festat unike të operës dhe baletit në Stara Zagora fillojnë më 21 nëntor

Një nga ngjarjet më të rëndësishme në hartën kulturore të Bullgarisë – Festivali i artit operistik dhe baletik në Stara Zagora, fillon tradicionalisht me premierën e mikpritësve nga Opera e Stara Zagorës. Më 21 dhe 22 nëntor, trupa e parë operistike jashtë..

botuar më 25-11-19 8.00.MD
Janka Selimi

Janka Selimi nderohet me Çmimin e Karrierës në Panairin e 28-të të Librit në Shqipëri

Në Panairin e 28-të të Librit në Tiranë, emri i përkthyeses së njohur Janka Trifonova Selimi u shpall mes fituesve të çmimeve, duke u vlerësuar me Çmim të Veçantë Karriere , nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në..

botuar më 25-11-17 2.20.MD

“Made in EU” i Stefan Komandarev fitoi çmimin në Festivalin e Filmit Arras në Francë

Filmi “Made in EU” fitoi Çmimin e Kritikëve në Festivalin e Filmit Arras në Francë, njoftoi ekipi i filmit të regjisorit Stefan Komandarev. Juria përbëhej nga kritikë filmi dhe gazetarë nga France 2, France Inter, Allociné, Konbini, Vanity Fair dhe..

botuar më 25-11-17 11.41.PD