Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 14 marsin 2025

Mot me temperatura pothuajse verore

Foto: BTA

Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Në Bullgarinë Veriperëndimore do të ketë vranësira më të theksuara dhe pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare, në zonat në veri të maleve dhe në Bullgarinë Lindore erë përkohësisht e fortë nga jug-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8° dhe 13°, në Sofje – rreth 9°, ndërsa maksimalet do të jenë nga 22° deri në 27°, në Sofje – rreth 22°.

Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara të larta. Vranësira më të theksuara do të ketë në zonat perëndimore të malit Stara Pllanina dhe në disa zona mund të ketë reshje shiu. Do të ë fryjë erë e fortë, në pjesët më të larta erë të furishme nga perëndimi-jugperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi nga 1200 m do të jetë rreth 14°, në 2000 m - rreth 6°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare nga jug-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 20° dhe 24°, pak më të ulëta në veri të Kepit Kaliakra. Uji i detit është 7°-8°. Dallgëzimi  i detit do të jetë 2-3 ballë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD