Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Në Bullgarinë Veriperëndimore do të ketë vranësira më të theksuara dhe pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare, në zonat në veri të maleve dhe në Bullgarinë Lindore erë përkohësisht e fortë nga jug-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8° dhe 13°, në Sofje – rreth 9°, ndërsa maksimalet do të jenë nga 22° deri në 27°, në Sofje – rreth 22°.
Në zonat malore do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara të larta. Vranësira më të theksuara do të ketë në zonat perëndimore të malit Stara Pllanina dhe në disa zona mund të ketë reshje shiu. Do të ë fryjë erë e fortë, në pjesët më të larta erë të furishme nga perëndimi-jugperëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi nga 1200 m do të jetë rreth 14°, në 2000 m - rreth 6°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare nga jug-jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 20° dhe 24°, pak më të ulëta në veri të Kepit Kaliakra. Uji i detit është 7°-8°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..