Parlamenti Evropian hapi një procedurë mbi kërkesën e autoriteteve belge për heqjen e imuniteteve të pesë eurodeputetëve, përfshirë ish-kryetarin e Kuvendit Popullor Nikolla Minçev nga “Rinovo Evropën”, njoftoi BTA. Kërkesa lidhet me një hetim mbi dyshimet për korrupsion, pasi autoritetet belge filluan hetimin e të dhënave, se kompania kineze “Huawei” u kishte dhënë dhurata eurodeputetëve për të fituar ndikim. Eurodeputeti bullgar i tha korrespondentes së BNR-së, Angelina Piskova, se ai vetë do t'i kërkojë Parlamentit Evropian heqjen e imunitetit të tij. Ai u përfshi në skandal për shkak se ish-asistenti i tij Adam Muhtar, i cili aktualisht është nën hetim për lidhje me kompaninë, e çoi në një ndeshje futbolli, ku qëndroi së bashku me përfaqësuesit e kompanisë kineze. Minçev mori siguri nga Muhtar se të dy ishin ftuar nga një mik dhe fqinj i tij, fëmija i të cilit feston ditëlindjen. “Nuk kam të bëj fare me ndonjë aktivitet të paligjshëm të këtyre njerëzve, as nuk kam pse të shqetësohem”, tha eurodeputeti, i cituar nga BTA.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..