Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këshilli Ekonomik dhe Social:

Nevojitet një strategji kombëtare për njerëzit që jetojnë në varfri energjetike

Foto: Këshilli Ekonomik dhe Social

Këshilli Ekonomik dhe Social këmbëngul në krijimin e një Observatori për Varfërinë Energjetike dhe një Sistemi Informacioni për Familjet në Vulnerabilitet, njofton BTA.Gjithashtu, nevojitet një strategji kombëtare, duke përfshirë një sërë masash për njerëzit që kanë vështirësi në ngrohjen e shtëpive të tyre - nga tarifat sociale dhe mbështetja e synuar deri te investimet në efikasitetin energjetik dhe lehtësimet tatimore.Nga institucioni paralajmërojnë se liberalizimi i tregut të energjisë do të rrisë çmimet dhe bëjnë thirrje për ndërlidhje me tregun evropian të energjisë dhe një rimendim  të modelit të përcaktimit të çmimeve.

Rreth 30% e popullsisë së Bullgarisë - 1.8 milionë njerëz - bien në grupin e njerëzve që jetojnë në varfëri energjetike, njoftoi institucioni, i cili miratoi një deklaratë mbi varfërinë energjetike në vendin tonë dhe politikat e nevojshme në lidhje me liberalizimin e ardhshëm. Vendi ynë renditet i pari në Bashkimin Evropian për sa i përket pamundësisë së familjeve për të ngrohur shtëpitë e tyre.

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Këshilli Ekonomik dhe Social 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026

Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare nga Nikolla Bakallov, Drejtor Ekzekutiv i një prej bankave kryesore në..

botuar më 25-11-10 4.03.MD

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD

Shitjet e seteve fillestare me monedha euro bullgare fillojnë më 1 dhjetor

Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..

botuar më 25-11-07 5.22.MD