Më 12 qershor, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup u mbajt takimi i 36-të i komisionit të përbashkët historik shumëdisiplinor midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njofton BGNES. "Takimi nuk ishte ndryshe nga të mëparshmit. Atmosfera ishte më e mira gjatë drekës. Por nuk biem dakord për çështjet thelbësore që duhet të debatojmë. Nuk mund të them se kemi bërë ndonjë gjë të dobishme", tha bashkëkryetari bullgar, Prof. Angell Dimitrov.
Ai njoftoi se në shtator do të mbahen dy takime. Njëra do të jetë online, dhe tjetra në një rreth më të ngushtë, për të përfunduar përgatitjen e procesverbaleve të prapambetura nga takimet e mëparshme. "Kështu funksionojmë për një kohë të gjatë, pavarësisht faktit se kjo bie ndesh me punën thelbësore të komisionit", shtoi Dimitrov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNESGjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..