Më 12 qershor, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup u mbajt takimi i 36-të i komisionit të përbashkët historik shumëdisiplinor midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njofton BGNES. "Takimi nuk ishte ndryshe nga të mëparshmit. Atmosfera ishte më e mira gjatë drekës. Por nuk biem dakord për çështjet thelbësore që duhet të debatojmë. Nuk mund të them se kemi bërë ndonjë gjë të dobishme", tha bashkëkryetari bullgar, Prof. Angell Dimitrov.
Ai njoftoi se në shtator do të mbahen dy takime. Njëra do të jetë online, dhe tjetra në një rreth më të ngushtë, për të përfunduar përgatitjen e procesverbaleve të prapambetura nga takimet e mëparshme. "Kështu funksionojmë për një kohë të gjatë, pavarësisht faktit se kjo bie ndesh me punën thelbësore të komisionit", shtoi Dimitrov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNESQyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..