Tre grupet më të mëdha në Parlamentin Evropian – Partia Popullore Evropiane (PPE), Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, si dhe grupi liberal “Rinovo Evropën” – u dakorduan që të hiqen nga projekt-raporti për progresin e Maqedonisë së Veriut të gjitha përmendjet e termave “identitet maqedonas” dhe “gjuhë maqedonase”.
Kjo ka ndodhur me kërkesë të PPE-së, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Kovaçev përmes një postimi në Facebook. Ai pret që javën e ardhshme, në seancën plenare, ky amendament ndaj projekt-raportit të mbështetet edhe nga shumica në Parlamentin Evropian. Çështjet që lidhen me identitetin dhe gjuhën nuk kanë vend në një raport për progresin e një vendi kandidat për anëtarësim në BE, thekson Kovaçev. Sipas tij, tema të tilla çojnë vetëm në përçarje dhe hapin “kutinë e Pandorës”. Kjo, sipas tij, vërtetohet edhe në rastin konkret nga deklaratat e vazhdueshme të qeverisë në Shkup, dhe në mënyrë të veçantë nga kryeministri Hristijan Mickoski, me manipulimet e tij për një “identitet dhe gjuhë shumë shekullore”, shton Kovaçev, i cituar nga BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Parlamenti Evropian
Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..
Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..