Ministrat e financave të Eurogrupit konfirmuan të hënën kursin me të cilin leva bullgare do të këmbehet në euro pas anëtarësimit të Bullgarisë në eurozonë, duke e ruajtur atë në nivelin 1.95583 leva për 1 euro. Këtë e njoftoi kryetari i Eurogrupit, Paschal Donohoe.
Sot, Parlamenti Evropian në Strasburg dhe Këshilli i Çështjeve Ekonomike dhe Financiare në Bruksel pritet të marrin vendimin përfundimtar për pranimin e Bullgarisë në eurozonë duke filluar nga 1 janar 2026. Për një vlerësim pozitiv kërkohet shumicë e cilësuar, jo unanimitet. Nuk priten surpriza, pasi shtetet anëtare dhe liderët evropianë tashmë unanimisht rekomanduan që Bullgaria të adoptojë euron nga fillimi i vitit të ardhshëm, njoftoi nga Brukseli korrespondentja e BNR, Angelina Piskova.
Këshilli i Bashkimit Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) pritet të miratojë sot tre akte ligjore – për pranimin e euros nga Bullgaria, për vendosjen e euros në Bullgari dhe për kursin e këmbimit të euros për Bullgarinë – me të cilat do të zyrtarizohet përfundimisht anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë më 01.01.2026.
Për sot u shpallën dy protesta kundër vendosjes së euros në Bullgari. Paradite, nisma qytetare "Buditeli" do të organizojë protestë përpara ndërtesës së Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Sofje.
Protesta e dytë u shpall për sonte në të ashtuquajturin “Trekëndëshi i pushtetit” – hapësira midis Kuvendit Popullor, Këshillit të Ministrave dhe Presidencës, njoftoi BNR "Horizont". Kjo protestë mbështetet nga tre parti të përfaqësuara në parlament – "Vëzrazhdane", "Veliçie" dhe MEÇ.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..