Të paktën 870 persona mund të përfitojnë nga masa “Unë Zgjedh Bullgarinë” për t’u tërhequr përsëri në Bullgari nga jashtë vendit. Një pjesë e madhe e tyre ndoshta do të kthehen me familjet e tyre, tha për BTA-në zëvendësministrja e Punës dhe Politikës Sociale Natalija Efremova.
Ne presim që 1 170 persona të përfitojnë nga masat për të siguruar punësim dhe mbështetje për jetën në një vendbanim me nën 50 000 banorë, shtoi Efremova. Masa financohet në kuadër të Programit “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore”. Aplikimet fillojnë në shtator.
Me “Unë Zgjedh Bullgarinë” jemi përpjekur të mbulojmë një pjesë të madhe të procesit dhe organizimit që rrethon zhvendosjen e një personi - nga transporti i mallrave shtëpiake, deri te vendosja dhe gjetja e një pune. Ne kemi menduar për përshtatjen në vend të anëtarëve të familjes që nuk janë shtetas bullgarë, por duan të gjejnë një punë, shpjegon Efremova. Për të përfituar nga mbështetja, aplikantët duhet të plotësojnë një nga dy kërkesat: ose të kenë jetuar jashtë vendit për 12 nga 18 muajt e fundit, ose të kenë përfunduar së fundmi arsimin e tyre jashtë vendit.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..