Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aplikimet për programin “Unë Zgjedh Bullgarinë” fillojnë në shtator

Foto: BTA

Të paktën 870 persona mund të përfitojnë nga masa “Unë Zgjedh Bullgarinë” për t’u tërhequr përsëri në Bullgari nga jashtë vendit. Një pjesë e madhe e tyre ndoshta do të kthehen me familjet e tyre, tha për BTA-në zëvendësministrja e Punës dhe Politikës Sociale Natalija Efremova.

Ne presim që 1 170 persona të përfitojnë nga masat për të siguruar punësim dhe mbështetje për jetën në një vendbanim me nën 50 000 banorë, shtoi Efremova. Masa financohet në kuadër të Programit “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore”. Aplikimet fillojnë në shtator.

Me “Unë Zgjedh Bullgarinë” jemi përpjekur të mbulojmë një pjesë të madhe të procesit dhe organizimit që rrethon zhvendosjen e një personi - nga transporti i mallrave shtëpiake, deri te vendosja dhe gjetja e një pune. Ne kemi menduar për përshtatjen në vend të anëtarëve të familjes që nuk janë shtetas bullgarë, por duan të gjejnë një punë, shpjegon Efremova. Për të përfituar nga mbështetja, aplikantët duhet të plotësojnë një nga dy kërkesat: ose të kenë jetuar jashtë vendit për 12 nga 18 muajt e fundit, ose të kenë përfunduar së fundmi arsimin e tyre jashtë vendit.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Projektbuxheti - 2026 nxjerr pakënaqësinë në rrugë

Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..

botuar më 25-11-26 6.00.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...

botuar më 25-11-25 7.35.MD

Një bullgare drejton një ekip të NASA-s për të zbuluar planetë jashtë sistemit diellor

Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..

botuar më 25-11-25 6.10.MD