Ju prezantojmë Kuartetin “Bellkanto”, në të cilin bëjnë pjesë këngëtarët Teodor Baturov, Tonço Tonçev, Svetozar Hristov dhe Valentin Galjov. Ata u njohën para dhjetë vitesh si pjesëmarrës individualë në një format televiziv muzikor, ku kuptuan se kanë një të ardhme së bashku si një grup vokal. Emrin ua jep producenti muzikor i formatit, Doni. Që atëherë publikuan dy albume dhe kishin qindra paraqitje skenike. Tani na sjellin këngën e tyre më të re: “Qielli në sy”. Tekstin e shkroi Desisllava Sofranova, ndërsa muzikën dhe orkestrimin i bëri Georgi Miltijadov. Ja çfarë tregojnë muzikantët për këtë këngë:

“Qielli në sy” është një këngë frymëzuese dhe emocionale, që sjell një mesazh shprese, mirësie dhe dhembshurie në përditshmërinë e vrullshme dhe shpesh të pandjeshme. Teksti pikturon një tablo kërkimi të brendshëm dhe humbjeje të drejtimit, por njëkohësisht zbulon forcën e gjesteve të vogla – një dorë e zgjatur, një buzëqeshje në mes të turmës, një përqafim i ngrohtë. “Qielli në sy” simbolizon pastërtinë, shpresën dhe dritën e brendshme që nuk duhet ta humbasim, pavarësisht stuhive të jetës.”
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: belcantoeu.com, YouTube/@georgemiltiyadoffPopullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në formacione të ndryshme, përfshirë edhe Korin “Nusha” ,..
Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769 Niagara Stone Rd, Niagara-on-the-Lake, ON L0S 1J0. Virtuozi bullgar me famë botërore i kavallit,..
Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka..