Të martën, temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 24°, në Sofje – 19°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pasdite kryesisht mbi malet do të përhapen shtëllunga resh, por vetëm në disa zona në masivet jugperëndimore të Bullgarisë mund të bjerë shi dhe të ketë bubullima. Do të fryjë erë e dobët, në Rrafshinën e Danubit dhe në Bullgarinë Juglindore erë mesatare nga lindja. Temperaturat ditore do të bien pak. Temperaturat maksimale do të jenë nga 32 deri në 37°, ndërsa në kryeqytet rreth 33°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me diell. Do të fryjë erë mesatare veriore-lindore. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 28 dhe 30°. Temperatura e ujit të detit është 26-27°. Valët në det do të jenë deri në 2-3 ballë.
Në malet do të jetë me diell. Në orët e pasdites mbi masivet jugperëndimore qielli do të mbulohet me re dhe atje në disa zona mund të ketë reshje shiu. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 26°, ndërsa në 2000 m rreth 20°.
Të mërkurën do të jetë me diell, me temperatura maksimale midis 30 dhe 35°. Era do të vazhdojë zë fryjë nga lindja-verilindja dhe do të jetë deri mesatare.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..