Qeveria bullgare do të krijojë një strukturë të centralizuar që do të menaxhojë krijimin dhe promovimin e një marke të unifikuar kombëtare për Bullgarinë, me qëllim përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të vendit. Kjo parashikohet në programin legjislativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave për vitin 2025, njofton segabg.com. Ministria e Turizmit duhet të formojë këtë strukturë në fillim të vjeshtës në formën e një fondi kombëtar, i cili do të quhet “Bullgaria sot dhe nesër”. Fondi do të drejtohet nga një këshill mbikëqyrës dhe një drejtor ekzekutiv, dhe do të ketë zyra rajonale dhe ndërkombëtare. Në dokument theksohet se fondi do të “zhvillojë dhe do të zbatojë një koncept të unifikuar për prezantimin e vendit në nivel ndërkombëtar.”
Shpresa është që kjo strukturë e vetme të zgjidhë problemin me iniciativat e pa koordinuara dhe shpesh kontradiktore të institucioneve të ndryshme dhe personave private në përpjekjet për promovimin e Bullgarisë si destinacion turistik. Organi do të jetë përgjegjës për zbatimin e një strategjie të koordinuar dhe për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale. Përveç buxhetit shtetëror, fondi do të mbështetet edhe nga partneritete publiko-private, sponsorizime, donacione dhe fonde të BE-së.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..