Gjatë natës, në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Vranësira më të dukshme priten mbi rajonet jugore, ku në disa zona të izoluara janë të mundshme reshje të lehta.
Të premten, në shumicën e rajoneve moti do të jetë kryesisht me diell. Në Bullgarinë Jugperëndimore dhe në zonat malore do të zhvillohen vranësira dhe në disa vende priten reshje të shkurtra. Do të fryjë erë deri në mesatare, në rajonet jugore të vendit përkohësisht e fortë, nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 31° dhe 36°, ndërsa për Sofjen – rreth 31°.
Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me diell, me shtim të përkohshëm të vranësirave gjatë pasdites, veçanërisht në bregdetin jugor. Do të fryjë erë verilindore mesatare dhe përkohësisht e fortë. Temperaturat maksimale do të jenë 27° – 29°. Temperatura e ujit të detit është 26° – 27°. Lartësia e dallgëve: 3 – 4 ballë
Në male moti do të jetë kryesisht me diell. Gjatë pasdites në disa zona të maleve Rilla dhe Rodopet priten reshje të shkurtra. Do të fryjë erë lindore mesatare dhe përkohësisht e fortë. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 25°, në 2000 metra lartësi rreth 17°.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..