Çmimet duhet të shënohen në mënyrë të qartë me të njëjtën madhësi shkronjash për të dyja monedhat, me shenja dalluese që janë të kuptueshme për konsumatorin. Nuk ka kërkesë se cila monedhë duhet të renditet e para. Kështu deklaroi ministri i ekonomisë dhe industrisë, Petër Dillov, pas një mbledhjeje ku u diskutuan udhëzimet për zbatimin e detyrimit për shënimin e dyfishtë të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve nga tregtarët, si dhe për pagesën e blerjeve në para në euro dhe leva në lidhje me vendosjen e euros në Bullgari. Sipas Dillovit, udhëzimet mbulojnë periudhën e shënimit të dyfishtë të çmimeve nga 8 gusht 2025 deri më 8 gusht 2026. “Udhëzimet nuk kanë karakter detyrues, por janë të rëndësishme për biznesin dhe për respektimin e praktikave të mira,” theksoi ai. Pas 1 janarit 2026, ligji nuk ndalon pagesat e përziera (në leva dhe euro), por tregtarët kanë të drejtën të vendosin vetë nëse do të pranojnë një mënyrë të tillë pagese, theksojnë nga ministria. Gjatë pagesës me para në dorë, kusuri do të kthehet plotësisht në euro, por në rast mungese të euros, ai do të kthehet plotësisht në leva.
Dillov ishte i qartë se biznesi është i përgatitur për anëtarësimin në eurozonë dhe është plotësisht i vetëdijshëm për përfitimet, pasi nga 1 janari 2026 do të eliminohen kostot për këmbimin valutor dhe për mbajtjen e llogarive në leva dhe euro, gjë që sipas të dhënave të ministrisë do të kursejë rreth 1.1 miliard leva (afërsisht 562 milionë euro).
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..