Familjet bullgare evidentojnë rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025. Mesatarisht, të ardhurat totale tremujore për person janë 3620 leva (1850 euro), që përfaqëson një rritje prej 12.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Pjesën më të madhe të të ardhurave e zë paga nga puna (58.3%), tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave (NSI).
Shpenzimet totale janë rritur me 11.7%, duke arritur 3157 leva (1614 euro) për person. Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve shkon për ushqime dhe pije joalkoolike (30.1%), që është një rritje me 0.6% krahasuar me vitin e kaluar.
Sa i përket konsumit, vërehet rritje në konsumin e perimeve, mishit dhe frutave, ndërsa konsumi i djathit dhe vajit ka rënë.
Shpenzimet për kujdes shëndetësor kanë rënë nga 181 leva (92 euro) në 167 leva (85 euro), që është një ulje me 7.9%. Ndërkohë, janë rritur ndjeshëm shpenzimet për kohë të lirë, kulturë dhe arsim, nga 170 leva (87 euro) në 204 leva (104 euro), që është një rritje me 19.8%.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..