Gjatë natës, në pjesën më të madhe të vendit, vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Qendrore, do të ketë reshje shiu të shoqëruara me vetëtima. Do të fryjë erë e lehtë nga perëndimi-veriperëndimi, ndërsa në rajonet lindore – nga verilindja.
Të martën, masa ajrore mbi vendin do të mbetet e paqëndrueshme. Do të zhvillohen vranësira të dendur, të cilat do të sjellin reshje të shkurtra shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullima në më shumë zona të Bullgarisë Jugore dhe Lindore. Do të ketë edhe kushte për breshër. Pjesa më e madhe e Rrafshinës së Danubit do të mbetet pothuajse pa reshje. Era sërish do të jetë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar. Temperaturat maksimale do të jenë ndërmjet 25° dhe 30°, në Sofje – rreth 25°.
Në bregdetin e Detit të Zi, vranësirat do të jenë të shpeshta dhe në disa zona do të ketë rrebeshe shiu me vetëtima. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 26°-28°. Temperatura e ujit të detit është rreth 26°. Lartësia e dallgëve do të jetë 2-3 ballë.
Në male do të zhvillohen vranësira të dendura me reshje shiu dhe vetëtima në shumë zona. Fenomenet do të jenë më intensive në masivet malore të Bullgarisë Jugperëndimore dhe në pjesën qendrore të malit Stara Pllanina. Ka kushte edhe për breshër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veri-verilindja, ndërsa në majat më të larta – nga perëndimi-veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 18°, ndërsa në 2000 metra – rreth 12°.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNESRritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..