Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veliko Tërnovo dhe Gabrovo kandidojnë së bashku për Kryeqytet Evropian të Kulturës 2032

Foto: veliko-tarnovo.bg

“Banorët eqyteteve Veliko Tërnovo dhe Gabrovo e meritojnë të jenë kandidatura fituese për Kryeqytetin e ardhshëm Evropian të Kulturës në Bullgari, për vitin 2032”, deklaroi kryetari i bashkisë së qytetit historik Veliko Tërnovo, Daniell Panov. Ideja për një kandidaturë të përbashkët lindi me nismën e krijuesve dhe intelektualëve nga Veliko Tërnovo.

Veliko Tërnovo

Qyteti nisi përgatitjet që nga viti i kaluar, dhe në fund të shkurtit 2025, Këshilli Bashkiak miratoi unanimisht propozimin për t'u përfshirë në konkurrim. “Fqinjët tanë nga Gabrovo janë shumë më përpara në përgatitje – ata tashmë regjistruan fondacionin bashkiak të nevojshëm, dhe Komuna angazhoi një ekip prej tre ekspertësh të pavarur kulturorë, klientë të të cilëve ishin 11 nga 13 qytetet e fundit që morën titullin”, shtoi Panov.

Gabrovo

Të dy qytetet u përfshin në këtë garë prestigjioze në vitin 2014, por pa sukses. Tani, shanset janë më të mëdha, mjafton që Gabrovo të pranojë dorën e shtrirë për bashkëpunim. Mundësia që dy apo madje edhe tre qytete të ndajnë titullin Kryeqytet Evropian i Kulturës nuk është një precedent. Një shembull i tillë janë fituesit aktualë – Khemnic (Gjermani) dhe qytetet binjake kufitare Goricë (Itali) dhe Nova Goricë (Slloveni), të cilët mbajnë bashkë titullin për vitin 2025. Ndërsa në vitin 2019, Plovdiv u bë kryeqyteti i parë evropian i kulturës nga Bullgaria, së bashku me qytetin italian Matera.

Vendimi se cili qytet do të caktohet si Kryeqytet Evropian merret 6 vjet para vitit në të cilin qyteti e merr këtë privilegj.

Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bulgarisë:


Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: eliko-tarnovo.bg, gabrovo.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në një festival në Pekin

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..

botuar më 25-11-25 2.21.MD

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..

botuar më 25-11-21 5.25.PD