Në lidhje me shpalljen e kandidaturës së përbashkët të qyteteve bullgare Gabrovo dhe Veliko Tërnovo për të qenë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032, banorët e Gabrovos prezantojnë vlerat e përbashkëta kulturore të të dy qyteteve në disa koncerte me muzikën dixi. Me ta do të vihet fillimi i edicionit të parë të Javës Ndërkombëtare të Xhazit (Swing Dixie Week – Gabrovo). Ky festival i muzikës xhaz hapet më 25 gusht dhe do të zgjasë deri më 28 gusht.
Ngjarja do të theksojë rolin e Gabrovos në traditën vendase të xhazit, falë kontributit të muzikantit të shquar Manoll Cokov, i cili themeloi në Gabrovo klubin e parë të xhazit pas luftës në vend, para 60 vitesh, si dhe Paradën Ndërkombëtare të Diksilendit në vitin 1983.

Java Ndërkombëtare e Xhazit në Gabrovo do të mbyllet nga Stigma Swing Dixie Band (Greqi). Zhvillimi i këtij grupi është i lidhur ngushtë me qytetin dhe me Manoll Cokovin që nga vitet 80- të të shekullit të kaluar, kur muzikanti bullgar frymëzoi kolegët e tij grekë dhe i çoi në botën e muzikës dixieland. Pas një partneriteti dhe miqësie shumëvjeçare, tashmë muzikantët do të nderojnë mentorin e tyre.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto:Facebook/ Stigma Sdband
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..