E njohim Marjana Dobrevën si këngëtare dhe autore këngësh, e cila shpesh performon duke i shoqëruar ato me kitarë.Që nga fundi i viteve ’90 të shekullit të kaluar, ajo është edhe ndër themelueset e grupit emblemë për Burgasin, "Siluetë". Në pranverë, si dhuratë për ditëlindjen e saj, Marjana na prezantoi këngën “Unë dhe ti”, të shkruar prej saj, e cila do të përfshihet në albumin e saj të parë solo. Ndër muzikantët specialë mysafirë janë Angell Demirev – kitarë solo, Vencisllav Velev – tastiera, Martin Profirov – bateri, ndërsa vetë Marjana Dobreva merr pjesë në regjistrime jo vetëm si këngëtare, por edhe me kitara ritmike dhe bas.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook/ Mariyana Dobreva-Veleva
Zëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal