Me rastin e Ditës Botërore të Qenit, në Sofje janë organizuar aktivitete të ndryshme, raportoi BTA. Për shembull, në Aeroportin “Vasill Levski” – Sofje, në sallonin “Pasagjerët në nisje” të Terminalit 2, qeni terapist Smajli dhe kujdestarja e tij Antonia Rikova do të zbulojnë informacione të dobishme rreth udhëtimit me kafshë shtëpiake. Organizatorët nga fondacioni “Katër Putrat” do të paraqesin gjithashtu informacione rreth projektit “Kafshët ndihmojnë njerëzit” dhe misionit të qenve terapikë. Janë planifikuar edhe aktivitete për fëmijë.

Seksioni i fëmijëve i Bibliotekës së Sofjes po organizon një “Ditë Pantoflash”, në të cilën fëmijët ftohen me kafshët e tyre shtëpiake për të festuar së bashku Ditën Botërore të Qenit. Në pika të ndryshme tregtare në Sofje do të do të ketë gjithashtu aktivitete me një kauzë bamirësie kushtuar qenve.

Lexoni më shumlë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Darina Grigirova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: ЕPA/BGNES, Radio Vidin, BTA
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...