Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pengesat për sipërmarrësit në Bullgari janë mjedisi i pasigurt dhe mungesa e fuqisë punëtore

Foto: BGNES

Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në Bullgari gjatë muajit gusht mbetet pothuajse në të njëjtin nivel si muajin e kaluar – nga 20.6% në 20.2%, njoftoi BGNES duke cituar të dhëna nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Pengesat kryesore për zhvillim janë mjedisi ekonomik i pasigurt dhe mungesa e fuqisë punëtore.

Në ndërtim, sipërmarrësit shtojnë edhe rritjen e çmimeve të materialeve si një problem shtesë. Në sektorin e ndërtimit, klima e biznesit gjatë gushtit bie me 3.0 pikë përqindje (nga 27.9% në 24.9%). Pritshmëritë e sipërmarrësve në ndërtim për 3 muajt e ardhshëm janë që çmimet e shitjes të rriten.

Në sektorin e tregtisë me pakicë, gjithashtu ka një rënie me 1.4 pikë përqindje (nga 25.0% në 23.6%), për shkak të vlerësimeve rezervuara të tregtarëve për gjendjen e ndërmarrjeve të tyre. Megjithatë, parashikimet e tyre për volumin e shitjeve dhe për porositë ndaj furnitorëve në 3 muajt e ardhshëm përmirësohen. Sa i përket çmimeve të shitjes, 87.3% e tregtarëve me pakicë presin që ato të mbeten në të njëjtin nivel gjatë 3 muajve të ardhshëm.

Në sektorin e shërbimeve, klima e biznesit u rrit me 0.8 pikë përqindje (nga 15.1% në 15.9%). Shumica e sipërmarrësve në këtë sektor nuk parashikojnë ndryshime në çmimet e shitjes deri në fund të vitit.


Redaktoi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN vlerëson pritjet e rritjes së Bullgarisë në vitin 2026 si pozitive

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..

botuar më 25-11-25 10.31.PD

Bullgaria i bashkohet Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..

botuar më 25-11-25 5.55.PD

Bullgaria përparon në renditjen ndërkombëtare të gjendjes së mjedisit dixhital

Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..

botuar më 25-11-25 5.10.PD