Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto transformon melodinë e njohur, duke e ngarkuar me shumë energji dhe bas ritmik. Festat ku marrin pjesë këta dy DJ janë veçanërisht të njohura, dhe Kamen është gjithashtu një nga producentët muzikorë të albumit të ardhshëm të këngëtares DARA, i cili pritet të dalë në shtator.
Më shumë për këngëtaren mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTubeKoncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Bukuroshja gjeorgjiane me një zë të mrekullueshëm mezzosoprano, Ekaterine Buachidze dhe baritoni karizmatik rumun Mihai Damian, janë mbajtësit e çmimit të parë në kategorinë “Opera” të konkursit të famshëm të këngëtarëve “Operalia”, i cili u zhvillua..