Anna-Maria Hallaçeva, doktorante në Institutin për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, u përmend nga Komisioni Evropian si një nga shembujt e të rinjve të suksesshëm evropianë. Kërkuesja e talentuar përfshihet në dokumentin strategjik “From promise to progress: First year in office” (“Nga premtimi te përparimi: Viti i parë në detyrë”), i cili shoqëron fjalimin vjetor të kryetares së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, prezantuar më 10 shtator. Bullgaria është ndër pak vendet që veçohen me shembuj konkretë të talenteve të rinj shkencorë, njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Hallaçeva është fituese e bursës prestigjioze Google DeepMind dhe është përfshirë në listën e Forbes Bulgaria “30 nën 30” (2024). Hulumtimet e saj janë në fushën e vizionit kompjuterik 3D dhe robotikës, me fokus të veçantë mbi mënyrën se si robotët autonomë perceptojnë dhe ndërveprojnë me mjedisin përreth. Ajo dhe ekipi i saj ndjekin një qasje të hapur ndaj kërkimeve shkencore, duke inkurajuar bashkëpunimin global dhe inovacionin. Në punën e saj, Anna-Maria Hallaçeva ka mbështetjen e plotë të INSAIT dhe Sofia Tech Park.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mon.bg
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..