Pas një seance që zgjati disa orë, Gjykata e Apelit e Sofjes e la në paraburgim për një kohë të pacaktuar Kryebashkiakun e Varnës, Bllagomir Kocev. Gjykatësi Stefan Iliev shpjegoi se ekziston një supozim i arsyeshëm se Kocev ka kryer krimet për të cilat akuzohet. Ai shtoi se nuk ka rrezik që i akuzuari të arratiset nëse vendoset një masë më e lehtë, por ekziston rreziku që ai të kryejë një krim tjetër sepse ai është ende kryebashkiak i Varnës. Vendimi i gjykatës është përfundimtar.
Eurodeputetët nga grupi "Rinovo Evropën" kanë kërkuar që Komisioni Evropian të pezullojë pagesat për Bullgarinë për shkak të arrestimit të kryebashkiakut të Varnës, i cili i përket partisë së tyre, raportoi “Politico”. Kryetarja e grupit liberal në Parlamentin Evropian, Valerie Aye, i dërgoi një letër Komisionit Evropian, duke deklaruar se qeveria bullgare po përdor Komisionin e pavarur Antikorrupsion për qëllime politike.
Sipas Aye, Komisioni Antikorrupsion është shndërruar në një mjet për presion mbi figurat e opozitës. Sipas saj, kjo minon garancitë e përcaktuara në Planin e Rimëkëmbjes për pavarësinë e institucioneve. Kjo vjen në një kohë kur Komisioni po shqyrton kërkesën e Bullgarisë për pagimin e një kësti të ri prej 653 milionë eurosh në kuadër të Instrumentit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTARritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..