Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të Burgasit, Vlladimir Krumov, konfirmoi se në fshatin turistik Elenite është gjetur një viktimë e dytë e përmbytjes, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Burgas, Daniella Kostadinova. Ky është operuesi i ekskavatori që kërkohej. Ai shkoi për të ndihmuar, por u zhduk dhe më vonë u gjet i vdekur.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kontrollojnë ndërtesat. Deri më tani, gjashtë gra - tre prej të cilave janë nga Polonia - janë evakuuar nga vendpushimi në komunën Nesebër.
Në këtë fazë, automjetet jashtë rrugës po hasin vështirësi në arritjen e ndërtesave të përmbytura në disa zona. Janë marrë raportime për njerëz në vështirësi, si dhe për makina dhe ndërtesa nën ujë. Janë dërguat ekipe nga Nesebër dhe Pomorie, zhytës dhe një amfib i specializuar janë gjithashtu në vendngjarje, përfshirë nga Varna.
Rreth 50 persona në katër ndërtesat më të rrezikuara janë ngjitur në katet e sipërme dhe tani janë të sigurt.
Zëvendësministri tha gjithashtu se për shkak të reshjeve të dendura të shiut në rrethet e Burgasit, Montanës dhe Pernikut, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Oleksii Aharkov
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..