Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë romanin e saj “Gërsheti i prerë” të përkthyer në bullgarisht. Ky është romani i dytë i Majlinda Bregasit të përkthyer në gjuhën bullgare pas “Ikje”, i cili u përhap në tregun e librave në Bullgari në vitin 2022.
Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe përkthyesja e librave të Majlinda Bregasit në bullgarisht – Prof. e Asoc. Dr. Ekaterina Tarpomanova, nga Universiteti i Sofjes dhe ish redaktore, përkthyese dhe gazetare në Redaksinë e Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë.
Majlinda Bregasi ka fituar çmimet më të mëdha letrare në vendin e saj dhe është nominuar për ato evropiane. Sot ajo e ndan kohën e saj midis Italisë, Shqipërisë dhe atdheut të saj. Është lektore e italishtes dhe latinishtes në Universitetin e Prishtines. Është drejtoreshë e Institutit për Gjuhën dhe Kulturën Italiane.
“Gërsheti i prerë” është një roman i fuqishëm ballkanik për sukseset që nuk kanë rëndësi kur lidhjet më të rëndësishme njerëzore prishen, por është gjithashtu një roman për dështimet që shërohen - duke ju dërguar në bodrumin e errët të mendjes suaj për të kuptuar se kush jeni, çfarë jeni, nga vini.

Majlinda Bregasi hulumton thellë problemin aktual ballkanik të ikjes dhe shkëputjes nga atdheu për të pasur sukses në Perëndim. Por identiteti juaj i vërtetë është aty ku janë rrënjët tuaja. Edhe nëse kjo është lidhur me shumë dhimbje.
"Gërsheti i prerë" është një vepër pikërisht për këtë dhimbje. Narrativi rrjedh lehtë dhe në mënyrë interesante sepse nuk analizon, por tregon - për tre jetë, për tre breza grash që përjetojnë aq shumë dhimbje saqë ndryshojnë marrëdhëniet mes tyre. Sepse këto gra nuk kanë forcën të ndajnë sekretin e asaj që i ka plagosur kaq rëndë. Dhe në këtë mënyrë ato pa dashje lëndojnë njëra-tjetrën...
Prezantimi i romanit “Gërsheti i prerë” në Universitetin e Sofjes nuk është vetëm një ngjarje për adhuruesit e letërsisë, por edhe një platformë për reflektim mbi identitetin tonë bashkëkohor. Nuk është e rastit se në kopertinën e librit, romani cilësohet si “Një roman ballkanik me përmasa evropiane”, duke theksuar rëndësinë dhe thellësinë e tij që dalin përtej kufijve kombëtarë.
Ky është një event që edhe një herë ripohon lidhjet e shkëlqyera kulturore mes Bullgarisë dhe Kosovës.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Fotografitë janë dorëzuar nga organizatorët e eventit.
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..
Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..