Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të reja lokale, por situata po kthehet gradualisht në normalitet

4
Foto: BGNES

Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20 centimetra, që është afër nivelit kritik, por nuk ka rrezik për derdhje, njoftoi kryetari i bashkisë Daniell Panov në rrjetet sociale.

Situata po kthehet gradualisht në normalitet pas përmbytjeve në bregdetin e Detit të Zi. Shtabi rajonal i krizës në Burgas do të përgatisë një plan për aktivitetet e rimëkëmbjes në vendpushimin Elenite dhe në Carevo sot. Fshatrat bregdetare pësuan më rëndë nga përmbytjet më 2 tetor, të cilat shkaktuan viktima njerëzore dhe dëme të rënda materiale dhe infrastrukturore. Gjithashtu, ende nuk është vendosur se kur do të rivendoset qasja e njerëzve dhe pajisjeve në territorin e Elenite.

Uji nga rubinetet në zonat e përmbytura nuk duhet të përdoret, priten rezultate laboratorike për pastërtinë e tij. Uji nga puset dhe sondazhet gjithashtu nuk është i sigurt, thekson Ministria e Shëndetësisë. Situata e fatkeqësisë mbetet në komunën Trën (Bullgaria Perëndimore), ku banorët janë pa energji elektrike. Gjithashtu nuk ka energji elektrike në komunat Kjustendill, Pleven, Çerven Brjag, Loveç.

Reshjet po vazhdojnë edhe më 8 tetor. Instituti Kombëtar i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë rrit nivelin e rrezikut për reshje të vazhdueshme të konsiderueshme në kod të kuq në rrethet: Silistra, Razgrad, Ruse, Veliko Tërnovo, Pleven, Lloveç dhe Gabrovo. Në shumë vende në këto rrethe, sasitë ditore të reshjeve do të kalojnë 65 mm, dhe në disa vende mbi 100 mm. Kodi portokalli është në fuqi për rrethet: Vraca, Tërgovishte dhe Dobriç. Kodi i verdhë - paralajmërimi i nivelit më të ulët është në fuqi për rrethet Montana, Varna dhe Shumen.

Redaktoi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Foto: BTA, BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Mbi 86% e njerëzve mendojnë se rritja e pagave gjatë vitit 2025 nuk është e mjaftueshme

Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..

botuar më 25-11-30 6.55.PD

Çmimet e banesave në Sofje janë rritur me 25.5%

Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..

botuar më 25-11-29 1.05.MD

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD