“Sot kemi një lajm dhe ai është se Lukoil më në fund ka gjetur një blerës për rafinerinë e Burgasit. Këtë nuk e kuptojmë përmes një letre zyrtare nga Lukoil, por përmes një ndryshimi të jashtëzakonshëm të futur në një projektligj.” Kjo u tha gazetarëve në parlament nga bashkëkryetari i “Po, Bullgaria” Ivajllo Mirçev, raportoi BGNES.
Sipas tij, deputetët nga “DPS-Fillim i Ri” duan që miratimi për blerjen të kalojë përmes Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, por jo sepse janë të shqetësuar për Lukoil dhe interesin kombëtar. “Meqenëse Deljan Peevski (i sanksionuar sipas Ligjit global Magnitsky - red.) nuk është në marrëveshje dhe kontrollon Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare, ky ndryshim po futet në mënyrë që marrëveshja të mund të përfundojë me lejen e tij”, shpjegoi ai.
Ivajllo Mirçev i lidhi veprimet e nxituara me artikullin e “Wall Street Journal”, ku thuhet se kreu i GERB-it, Bojko Borisov, ka zhvilluar bisedime joformale me djalin e Donald Trump-it rreth transferimit të aseteve strategjike bullgare në këmbim të heqjes së sanksioneve sipas Ligjit Magnitsky.
Bashkëkryetari tjetër i “Po, Bullgari”-së, Bozhidar Bozhanov, tha se blerësi i rafinerisë është rus. Sipas tij, aktualisht ekziston një mekanizëm për shqyrtimin e investimeve të huaja, përmes të cilit çdo investitor rus i fshehur apo jo duhet t'i nënshtrohet një kontrolli në Agjencinë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare dhe nuk ka nevojë për ndryshime në legjislacion, raportoi BTA.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..