Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili ka edhe shtetësi bullgare, u bë i qartë nga një postim i ministrisë izraelite në rrjetin social "X". Këtë mëngjes ai u lirua së bashku me gjashtë të ndaluar të tjerë, i ndjekur nga trembëdhjetë të tjerët.
Ushtria izraelite më vonë tha se të gjithë pengjet ishin dorëzuar. Ata do të ribashkohen me familjet e tyre në bazën ushtarake të Reimit në Izraelin Jugor, përpara se të transportohen në spitale për ekzaminime dhe trajtime të mëtejshme.
Ambasada Bullgare në Izrael kujtoi në rrjetet sociale se shtetasi 22-vjeçar izraelito-bullgar Matan Angrest, i cili është ushtar nga ushtria izraelite, u rrëmbye më 7 tetor 2023 nga Hamasi nga tanku i tij pranë Nahal Oz dhe kaloi 738 ditë në robëri.
«Jemi shumë të lumtur që je në shtëpi, Matan!» bëri të ditur misioni ynë diplomatik.
“Me lehtësim të madh mirëpresim lirimin e 20 pengjeve izraelite nga Gaza, përfshirë edhe pengun bullgaro-izraelit Matan Angrest”, shkroi Ministria e Jashtme bullgare në rrjetin social “X”. Institucioni komentoi se ky është një moment i rëndësishëm që jep shpresë për zbatimin e pikave të mbetura të planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: bntnews.bg
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..