Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga veriperëndimi, retë do të fillojnë të ndahen dhe të ulen shpejt. Temperaturat maksimale do të jenë nga 14 deri në 19°, në kryeqytet do të jetë rreth 13°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me re dhe shi, shiu do të jetë më i ndjeshëm në veri. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 16-18°. Uji i detit është 17-19°. Dallgëzimi i detit do të jetë 3 ballë.
Në male moti do të jetë me vranësira dhe me shi, mbi rreth 1800 metra do të bjerë borë. Era do të jetë mesatare nga veriperëndimi. Në majat më të larta të Rillës dhe Pirinit era do të jetë e fortë nga perëndimi. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m. do të jetë rreth 10°, në 2000 m. rreth 3°.
Të dielën në mëngjes, vranësirat mbi shumicën e rajoneve të Bullgarisë Veriore do të ulen dhe do të kemi mot kryesisht me diell. Vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në rajonet Jugore dhe Verilindore; do të ketë ende reshje të lehta në disa vende të caktuara. Era do të dobësohet, por do të ruajë drejtimin e saj nga veriperëndimi. Temperaturat do të jenë një ose dy gradë më të ulëta.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..