Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët e saj pop në version simfonik – një tendencë botërore që po imponohet gjithnjë e më shumë edhe në Bullgari. Puna për organizimin e koncertit zgjati gati një vit, pasi përfshin një orkestër të madhe simfonike nën drejtimin e dirigjentit Maksim Eshkenazi, i cili vjen posaçërisht nga Los Anxhelosi për këtë ngjarje. Aranzhimet e veçanta u bënë nga kompozitorë dhe muzikantë të njohur.
Kjo nuk është prova e parë e Mihaella Filevës me tingullin simfonik – para kohe ajo gjithashtu ishte në të njëjtën skenë me Maksim Eshkenazin, dhe disa nga këngët e saj tashmë mbartin këtë frymë muzikore. Ndër to është edhe hiti "Dhe unë jam këtu" nga albumi i saj "Inkognito", i publikuar para dhjetë vitesh. Kënga është me muzikë dhe tekst nga vetë këngëtarja, ndërsa aranzhimin e bënë Rumen Bojaxhiev (i biri) dhe Mirosllav Ivanov.
Më shumë për këngëtaren Mihaella Fileva mund të lexoni në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: InventimHite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..