Gjatë 14 viteve, që kur është në skenë, Mihaella Fileva u afirmua si një nga këngëtaret më të suksesshme të brezit të ri në Bullgari, duke fituar zemrat e një publiku të gjerë. Më 22 tetor në një koncert madhështor në Sofje ajo do të prezantojë këngët e saj pop në version simfonik – një tendencë botërore që po imponohet gjithnjë e më shumë edhe në Bullgari. Puna për organizimin e koncertit zgjati gati një vit, pasi përfshin një orkestër të madhe simfonike nën drejtimin e dirigjentit Maksim Eshkenazi, i cili vjen posaçërisht nga Los Anxhelosi për këtë ngjarje. Aranzhimet e veçanta u bënë nga kompozitorë dhe muzikantë të njohur.
Kjo nuk është prova e parë e Mihaella Filevës me tingullin simfonik – para kohe ajo gjithashtu ishte në të njëjtën skenë me Maksim Eshkenazin, dhe disa nga këngët e saj tashmë mbartin këtë frymë muzikore. Ndër to është edhe hiti "Dhe unë jam këtu" nga albumi i saj "Inkognito", i publikuar para dhjetë vitesh. Kënga është me muzikë dhe tekst nga vetë këngëtarja, ndërsa aranzhimin e bënë Rumen Bojaxhiev (i biri) dhe Mirosllav Ivanov.
Më shumë për këngëtaren Mihaella Fileva mund të lexoni në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: InventimLili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..