“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së një forumi biznesi në Sofje, të dedikuar për mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve, sipas raportimit të BTA.
Në Bullgari është duke bërë një vizitë një delegacion vietnamez, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam. Në këtë delegacion marrin pjesë mbi 40 përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe kompanive kryesore. Veprimtaria u organizua nga Agjencia Ekzekutive për Nxitjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në partneritet me Agjencinë për Investime të Huaja të Vietnamit dhe ka për qëllim të nxisë kontaktet dhe të prezantojë perspektivat për bashkëpunim dhe krijimin e partneriteteve midis kompanive bullgare dhe vietnameze. Sektorët që përfshin biznes forumi janë farmaceutika, teknologjitë e informacionit dhe komunikacionit, prodhimet me teknologji të lartë, prodhimi i automjeteve dhe transporti, energjia e pastër, bujqësia dhe industria ushqimore, infrastruktura digjitale, aviacioni dhe telekomunikacionet. Gjatë veprimtarisë, pjesëmarrësit kanë mundësinë të takojnë partnerë dhe të diskutojnë mundësi për projekte të përbashkëta.
Gjatë këtij viti, marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare midis Bullgarisë dhe Vietnamit kanë shënuar përparim të rëndësishëm. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2024 shkëmbimi tregtar midis dy vendeve arriti në 292 milionë dollarë, që përbën një rritje prej 33.5% krahasuar me vitin paraprak, ndërsa në muajt e parë të vitit 2025 u regjistrua një rritje shtesë prej 29%.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..