Popullatat e shqiponjës së kryqëzuar, shqiponjës së zezë, shqiponjës ballëbardhë dhe shqiponjës egjiptiane në parqet natyrore “Vraçanski Ballkan”, “Gurët Blu” dhe “Bëllgarka”, do të mbështeten përmes projekteve të programit “Mjedisi 2021–2027”, njoftoi Ministria e Mjedisit dhe e Ujërave. Këtyre shpendëve do t’u sigurohet ushqim i qëndrueshëm dhe i sigurt për të garantuar ruajtjen afatgjatë të popullatave të tyre.
Në parkun “Gurët Blu”, ushqimi plotësues po kryhet në platformat e ngritura në zonat Dëllgia Rët dhe Kaleshnica. Kjo pritet të realizohet gjithashtu në parkun “Vraçanski Ballkan”, në territorin e fshatit Çellopek, dhe në parkun “Bëllgarka”, në afërsi të fshatit Mrëzeci.
Sigurimi i ushqimit është me rëndësi jetike për mbrojtjen e shqiponjave kërmngrënëse, pasi rritja e kafshëve në ferma dhe asgjësimi i kufomave të tyre në impiante të përpunimit ua heqin këtyre shpendëve grabitqarë burimin natyror të ushqimit. Përveç kësaj, aktivitetet e parashikuara në kuadër të projekteve ndihmojnë mbijetesën dhe shumimin e këtyre specieve në natyrë, duke ulur shqetësimet dhe rreziqet nga helmimi, thekson ministria.
Përmirësimi i gjendjes së ruajtjes së këtyre shpendëve realizohet në zbatim të një mase nga Korniza Kombëtare për Veprime Prioritare sipas rrjetit “Natyra 2000”. Vlera e përgjithshme e projekteve të financuara nga programi “Mjedisi 2021–2027” arrin në 860 mijë leva (rreth 440 mijë euro).
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BDZP
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..