Kërkesat për njohjen e arsimit të lartë të përfituar jashtë vendit janë dyfishuar. Këtë e njoftoi Vanja Grashkina-Minçeva, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion (NACID), gjatë një seance të komisionit parlamentar të arsimit. Ajo informoi deputetët për funksionet e reja të qendrës në përputhje me Konventën e Lisbonës për njohjen e gradave të arsimit të lartë ndërmjet vendeve të BE-së. “Gjatë tre viteve të fundit kemi pasur një rritje prej 100% të kërkesave për njohjen e diplomave nga vendet e BE-së. Kjo është një dëshmi e mirë që bullgarët po kthehen në Bullgari dhe dëshirojnë të realizohen në vend, si dhe që qytetarë të huaj me arsim të mirë dëshirojnë të punojnë në Bullgari”, tha Grashkina.
“Ndër veprimtaritë e reja të Qendrës janë edhe njohja e diplomave të arsimit të mesëm të marra jashtë vendit, si edhe fitimi i kualifikimit profesional për mësues në universitetet bullgare”, theksoi Virginia Cankova, sekretare e përgjithshme e Qendrës Kombëtare për Informacion dhe Dokumentacion.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..