Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje – 2°. Pak më të ulëta në mëngjes do të jenë temperaturat në lugina, ku do të ketë kushte për ngrica. Para mesditës, në disa zona të ultësirave dhe luginave do të ketë ende mjegull ose re të ulët të shtresuar. Gjatë ditës do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperëndimi. Temperaturat maksimale do të jenë nga 17 deri në 22°, ndërsa në kryeqytet rreth 17°.
Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të ndryshueshme deri në mot kryesisht diellor. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë të ngjashme me ato të ujit të detit, nga 17 deri në 19°. Dallgëzimi i detit do të jenë deri në 2 ballë.
Në malet do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë erë mesatare nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 18°, ndërsa në 2000 m rreth 10°.
Të premten moti do të jetë kryesisht me diell dhe pothuajse i qetë, ose me erë të lehtë nga jugu–jugperëndimi. Para mesditës në ultësira dhe lugina do të ketë mjegull ose re të ulët të shtresuar. Temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, ndërsa maksimale nga 18 deri në 23°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..