Bashkëpunimi midis shkencëtarëve bullgarë dhe kinezë u diskutua sot, 24 nëntor, në Sofje në një forum nga përfaqësues të Akademisë Bullgare të Shkencave, qeverisë, ekonomistë dhe figura publike. Eventi u organizua bashkërisht nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe Grupi Mediatik i Kinës. Ndër temat e eventit ishin teknologjitë inovative dhe modelet e zhvillimit të qëndrueshëm që lidhen me përdorimin e "energjisë së gjelbër", sistemet fotovoltaike, arritjet në fushën e kërkimit hapësinor, etj. Zgjerimi i bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Kinës po bëhet gjithnjë e më urgjent, ishte kategorik Cvetan Simeonov, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë. U prezantuan zhvillime të suksesshme mbi të cilat shkencëtarët nga të dyja vendet kanë punuar së bashku.
Në prani të Zëvendëskryeministrit Atanas Zafirov dhe Zëvendëskryetarit të Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor Kombëtar Xiao Jie, në Sofje u nënshkruan shtatëmbëdhjetë marrëveshje bashkëpunimi midis përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, universiteteve dhe shoqatave.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Akademia Bullgare e Shkencave
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..