Deri më 5 shkurt prefektët duhet të zhvillojnë konsultime për përbërjen e komisioneve elektorale rajonale për zgjedhjet parlamentare më 4 prill.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të emërojë komisionet e lartpërmendura elektorale rajonale deri më 12 shkurt, transmetoi BTA.
Plani i vaksinimit do të ndryshojë dhe në fazën e tretë do të përfshihen të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor. Këta janë anëtarët e komisioneve elektorale të seksioneve, të komisioneve elektorale rajonale dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha Ministri i Shëndetësisë Kostadin Angellov në një mbledhje të qeverisë.
Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nënvizoi se ambicia është që tërë administrata zgjedhore prej 80 000 vetash të vaksinohet vullnetarisht.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..