Punonjësit e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të zhvillojnë një miting proteste këtë të enjte, më 15 maj, përpara ndërtesës së Universitetit të Sofjes "Shën Klementi i Ohrit", njoftoi BTA, ku do të bëhet një kërkesë për sigurimin e fondeve nga buxheti për rritjen e pagave. Aksioni protestues u njoftua sot në një konferencë për shtyp në Klubin Kombëtar të Shtypit të BTA-së nga organizatorët e protestës - organizatat sindikale të Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) dhe Konfederatës së Punës "Podkrepa".
Protesta e punonjësve në tre mediat është nën titullin "Puna në media ka vlerë" dhe do të fillojë në orën 12:00. Në të njëjtën kohë, u njoftuan veprime proteste në qendrat rajonale të tre mediave në vend.

Kërkesa e punëtorëve është për një rritje minimale prej 15% të subvencioneve për tre mediat, si më poshtë: për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) – 5 milionë leva, për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) – 6 milionë leva dhe për Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA) – 3 milionë. Kërkesat totale arrijnë në 14 milionë leva, tha Todor Kapitanov nga KNSB.
Organizatorët e protestës kërkojnë gjithashtu një takim me Ministrin e Financave për të diskutuar opsionet dhe mundësitë që rritja e kërkuar të zbatohet.Redaktoi: Darina Grigorova
Foto: BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..