Më 12 qershor, në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Shkup u mbajt takimi i 36-të i komisionit të përbashkët historik shumëdisiplinor midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njofton BGNES. "Takimi nuk ishte ndryshe nga të mëparshmit. Atmosfera ishte më e mira gjatë drekës. Por nuk biem dakord për çështjet thelbësore që duhet të debatojmë. Nuk mund të them se kemi bërë ndonjë gjë të dobishme", tha bashkëkryetari bullgar, Prof. Angell Dimitrov.
Ai njoftoi se në shtator do të mbahen dy takime. Njëra do të jetë online, dhe tjetra në një rreth më të ngushtë, për të përfunduar përgatitjen e procesverbaleve të prapambetura nga takimet e mëparshme. "Kështu funksionojmë për një kohë të gjatë, pavarësisht faktit se kjo bie ndesh me punën thelbësore të komisionit", shtoi Dimitrov.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNESTë premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..