Ju prezantojmë Kuartetin “Bellkanto”, në të cilin bëjnë pjesë këngëtarët Teodor Baturov, Tonço Tonçev, Svetozar Hristov dhe Valentin Galjov. Ata u njohën para dhjetë vitesh si pjesëmarrës individualë në një format televiziv muzikor, ku kuptuan se kanë një të ardhme së bashku si një grup vokal. Emrin ua jep producenti muzikor i formatit, Doni. Që atëherë publikuan dy albume dhe kishin qindra paraqitje skenike. Tani na sjellin këngën e tyre më të re: “Qielli në sy”. Tekstin e shkroi Desisllava Sofranova, ndërsa muzikën dhe orkestrimin i bëri Georgi Miltijadov. Ja çfarë tregojnë muzikantët për këtë këngë:

“Qielli në sy” është një këngë frymëzuese dhe emocionale, që sjell një mesazh shprese, mirësie dhe dhembshurie në përditshmërinë e vrullshme dhe shpesh të pandjeshme. Teksti pikturon një tablo kërkimi të brendshëm dhe humbjeje të drejtimit, por njëkohësisht zbulon forcën e gjesteve të vogla – një dorë e zgjatur, një buzëqeshje në mes të turmës, një përqafim i ngrohtë. “Qielli në sy” simbolizon pastërtinë, shpresën dhe dritën e brendshme që nuk duhet ta humbasim, pavarësisht stuhive të jetës.”
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: belcantoeu.com, YouTube/@georgemiltiyadoffHite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..