Ju prezantojmë Kuartetin “Bellkanto”, në të cilin bëjnë pjesë këngëtarët Teodor Baturov, Tonço Tonçev, Svetozar Hristov dhe Valentin Galjov. Ata u njohën para dhjetë vitesh si pjesëmarrës individualë në një format televiziv muzikor, ku kuptuan se kanë një të ardhme së bashku si një grup vokal. Emrin ua jep producenti muzikor i formatit, Doni. Që atëherë publikuan dy albume dhe kishin qindra paraqitje skenike. Tani na sjellin këngën e tyre më të re: “Qielli në sy”. Tekstin e shkroi Desisllava Sofranova, ndërsa muzikën dhe orkestrimin i bëri Georgi Miltijadov. Ja çfarë tregojnë muzikantët për këtë këngë:

“Qielli në sy” është një këngë frymëzuese dhe emocionale, që sjell një mesazh shprese, mirësie dhe dhembshurie në përditshmërinë e vrullshme dhe shpesh të pandjeshme. Teksti pikturon një tablo kërkimi të brendshëm dhe humbjeje të drejtimit, por njëkohësisht zbulon forcën e gjesteve të vogla – një dorë e zgjatur, një buzëqeshje në mes të turmës, një përqafim i ngrohtë. “Qielli në sy” simbolizon pastërtinë, shpresën dhe dritën e brendshme që nuk duhet ta humbasim, pavarësisht stuhive të jetës.”
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: belcantoeu.com, YouTube/@georgemiltiyadoffE vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR