Ju prezantojmë Kuartetin “Bellkanto”, në të cilin bëjnë pjesë këngëtarët Teodor Baturov, Tonço Tonçev, Svetozar Hristov dhe Valentin Galjov. Ata u njohën para dhjetë vitesh si pjesëmarrës individualë në një format televiziv muzikor, ku kuptuan se kanë një të ardhme së bashku si një grup vokal. Emrin ua jep producenti muzikor i formatit, Doni. Që atëherë publikuan dy albume dhe kishin qindra paraqitje skenike. Tani na sjellin këngën e tyre më të re: “Qielli në sy”. Tekstin e shkroi Desisllava Sofranova, ndërsa muzikën dhe orkestrimin i bëri Georgi Miltijadov. Ja çfarë tregojnë muzikantët për këtë këngë:

“Qielli në sy” është një këngë frymëzuese dhe emocionale, që sjell një mesazh shprese, mirësie dhe dhembshurie në përditshmërinë e vrullshme dhe shpesh të pandjeshme. Teksti pikturon një tablo kërkimi të brendshëm dhe humbjeje të drejtimit, por njëkohësisht zbulon forcën e gjesteve të vogla – një dorë e zgjatur, një buzëqeshje në mes të turmës, një përqafim i ngrohtë. “Qielli në sy” simbolizon pastërtinë, shpresën dhe dritën e brendshme që nuk duhet ta humbasim, pavarësisht stuhive të jetës.”
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: belcantoeu.com, YouTube/@georgemiltiyadoffKoncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...
Bukuroshja gjeorgjiane me një zë të mrekullueshëm mezzosoprano, Ekaterine Buachidze dhe baritoni karizmatik rumun Mihai Damian, janë mbajtësit e çmimit të parë në kategorinë “Opera” të konkursit të famshëm të këngëtarëve “Operalia”, i cili u zhvillua..