Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit

Foto: bgweekofsport.bg

Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria e Rinisë dhe Sportit. Në aktivitet do të marrin pjesë rreth 35 federata sportive, ndërsa hyrja do të jetë falas për të dy ditët. Ngjarjet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 16:30. Vizitorët do të kenë mundësinë të takojnë nga afër sportistë të njohur bullgarë nga disiplina të ndryshme si gjimnastika artistike, shah, atletikë e lehtë, ngjitje dhe alpinizëm, si dhe të marrin pjesë në aktivitete sportive.

Një nga atraksionet e panairit do të jetë edhe një pistë kartingu në ambient të hapur. Motoja e edicionit të sivjetshëm të Javës Evropiane të Sportit është: “Lëviz më shumë, rri më pak ulur para ekranit”. Projekti është i bashkëfinancuar nga Programi “Erasmus+” i Bashkimit Evropian, ndërsa Bullgaria merr pjesë në këtë nismë që nga viti 2015.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: bgweekofsport.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Volejbollistët bullgarë janë në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror pasi mposhtën SHBA-në

Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...

botuar më 25-09-25 5.47.MD
Aleksandër Dimitrov

Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar të futbollit

Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..

botuar më 25-09-24 1.30.MD

Bullgaria do të luajë në çerekfinale të Kampionatit Botëror të Volejbollit

Kombëtarja e Bullgarisë në volejboll për meshkuj u kualifikua për në çerekfinalet e Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Filipine, pasi mundi Portugalinë me rezultatin 3:0 (25:19, 25:23, 25:13). Ky është një arritje historike, pasi për herë të..

botuar më 25-09-22 2.57.MD