Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria e Rinisë dhe Sportit. Në aktivitet do të marrin pjesë rreth 35 federata sportive, ndërsa hyrja do të jetë falas për të dy ditët. Ngjarjet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 16:30. Vizitorët do të kenë mundësinë të takojnë nga afër sportistë të njohur bullgarë nga disiplina të ndryshme si gjimnastika artistike, shah, atletikë e lehtë, ngjitje dhe alpinizëm, si dhe të marrin pjesë në aktivitete sportive.

Një nga atraksionet e panairit do të jetë edhe një pistë kartingu në ambient të hapur. Motoja e edicionit të sivjetshëm të Javës Evropiane të Sportit është: “Lëviz më shumë, rri më pak ulur para ekranit”. Projekti është i bashkëfinancuar nga Programi “Erasmus+” i Bashkimit Evropian, ndërsa Bullgaria merr pjesë në këtë nismë që nga viti 2015.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bgweekofsport.bg
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222 kilogramë. Nasar përfundoi i katërti në lëvizjen e parë, ku medalja e artë shkoi për iranianin..
Snowboardistja gjashtëmbëdhjetëvjeçare Malena Zamfirova fitoi çmimin e madh të Komiteteve Olimpike Evropiane për sportistin më të mirë të ri, njoftoi agjencia BTA. “Jemi shumë të lumtur që vajza jonë jashtëzakonisht e talentuar u vlerësua nga të gjitha..
Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në disiplinën çifte të përziera sinkrone. Ky është trofeu i parë i këtij lloji i dhënë ndonjëherë nga..