Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria e Rinisë dhe Sportit. Në aktivitet do të marrin pjesë rreth 35 federata sportive, ndërsa hyrja do të jetë falas për të dy ditët. Ngjarjet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 16:30. Vizitorët do të kenë mundësinë të takojnë nga afër sportistë të njohur bullgarë nga disiplina të ndryshme si gjimnastika artistike, shah, atletikë e lehtë, ngjitje dhe alpinizëm, si dhe të marrin pjesë në aktivitete sportive.

Një nga atraksionet e panairit do të jetë edhe një pistë kartingu në ambient të hapur. Motoja e edicionit të sivjetshëm të Javës Evropiane të Sportit është: “Lëviz më shumë, rri më pak ulur para ekranit”. Projekti është i bashkëfinancuar nga Programi “Erasmus+” i Bashkimit Evropian, ndërsa Bullgaria merr pjesë në këtë nismë që nga viti 2015.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: bgweekofsport.bg
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..