Gjykata e Apelit e Sofjes dërgoi biznesmenin Vasill Bozhkov në arrest shtëpie. Zbatimi i masës do të monitorohet me byzylyk elektronik.
Bosi i lojërave të fatit me 19 akuza të ngritura kundër tij u kthye më 25 gusht në Bullgari pas një qëndrimi tre vjeçar në Dubai dhe u ndalua në aeroport. Pas arrestimit, Bozhkovi u mor në pyetje nga Prokuroria si dëshmitar në hetimin, i cili filloi në lidhje me pretendimet e tij se ishte shantazhuar nga ish-kryeministri Bojko Borisov, ish-ministri i Financave Vlladislav Goranov dhe këshilltarja për media e liderit të GERB-it Borisov - Sevdalina Arnaudova, për 60 milionë leva.
Ndërkohë, u bë e ditur se Bozhkovit dhe familjes së tij i është siguruar mbrojtje personale me vendim të prokurorit.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..